Arta Dade godet Edi Ramën: I paaftë në politikën e jashtme, hap vetëm probleme

548
Sigal

Arta Dade, një zë i fortë i socialistëve por edhe ish Ministre e Jashtme ka goditur kryeministrin Edi Rama sa i përket ngjarjeve të fundit për përplasjen me Presidentin, në lidhje me Gent Cakaj. Dade, e ftuar në emisionin e Adi Krastës në News24,  tha se Rama nuk ka njohuri për politikën e jashtme dhe ka bërë shumë gabime.

Kryeministri ynë hap vetëm probleme, dhe kjo nuk është e duhura”, deklaroi Dade.

Dade ishte e ashpër dhe për drejtimin e partisë nga Rama.

Ka vizion të deformuar për demokracinë… Brenda partisë tani nuk flet asnjë njeri. E majta duhet të ribëhet nuk janë të përfaqësuar ata që kanë ndërtuar këtë .Kryesia është thjesht një fasadë e kryetarit të partisë për të marrë vendime. Nuk ka qenë kështu me kryeministrat e tjerë. Nuk jam pjesë e Rilindjes, por as pjesë e Partisë Socialiste. Rama shau Forumin e Gruas Socialiste, e quajti Forumi i Gruas komuniste. Ky forum drejtohet nga Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që na përfaqëson në NATO”.