Arta Dade: Berisha kriminel, ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit

64
Nisi si një disktuim i thjeshtë mes deputetëve të Komisionit të Jashtëm për një marrëveshje mes qeverisë e SHBA-ve ne luften kunder trafikut te droges por ka shpërthyer në akuza të rënda, kryesisht drejtuar ish-qeverisë Berisha.
Kryetarja e komisionit parlamentar të Politikave të Jashtme Arta Dade hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha kur e cilësoi kriminel. “Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit”, – tha Dade, ndërsa i vijoi akuzat e saj edhe për raste të tjera që sipas saj e përfshijnë ish-kreun e qeverisë së djathtë edhe në masakrën e Srebrenicës. 
“Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra”, -tha Dade.