Arsimi profesional, Klosi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Republikën Çeke

405
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me homologen e tij çeke Michaela Marksova, me anë të të cilit Republika Çeke angazhohet që të ndihmojë vendin tonë në fushën e arsimit dhe formimit profesional. Ndërkaq, marrëveshja e pensioneve pritet të firmoset së shpejti në Pragë, mes përfaqësuesve të qeverive respektive. Sipas kësaj marrëveshje pritet të njihen vitet e punës dhe kontributet e shqiptarëve në Republikën Çeke dhe anasjelltas.
Sigal