Arsimi – PD: Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi

420
Sigal

PD ka deklaruar se Rama dhe Nikolla kanë dështuar me reformën  e arsimit të lartë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Luçiano Boçi tha mijëra të rinj janë ende pa zgjidhje.  Boçi akuzon Ramën se mashtroi kur tha se në datën 28 do ballafaqonte opozitën me të vërtetën.

Deklarata e Luçiano Boçit

Me 20 Tetor me arrogancën e  tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet.

Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës.

Sot është data 28.  Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit.

Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë  e tij dhe të Linditës së tij.

Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.

Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre.

Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve  sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale.  

Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga.  Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët.

Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre.

Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.