“Arsimi i lartë”, Luan Rama: Projekti le pa mbrojtje institucionet e kërkimit shkencor

449
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ne fjalen e mbajtur të martën në mbrëmje në parlament shprehu shqetësimin se ligji I ri “Për arsimin e lartë” lë pa mbrojtje ligjore institucionet e kërkimit shkencor.
“Me miratimin e këtij pr/ligji dhe me abrogimin e ligjit të vjetër nuk ka më mbulesë ligjore për kërkimin shkencor në institucione që funksionojnë për të, si Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike. Kjo e fundit, deri sot, e zhvillonte veprimtarinë e saj brenda ligjit kuadër të arsimit të lartë. Por, me miratimin e ligjit të ri, ku nuk ka asnjë referencë për të, ky institucion formalisht do të rezultojë i paligjshëm, deri sa të ketë një zgjidhje tjetër juridike. Në diskutimet publike të dyja këto çështje janë parë si rreziqe që mund të cenojnë autonominë akademike-universitare. 
Projekti u njeh të drejtën universiteteve private të përfitojnë nga buxheti publik nëse shndërrohen formalisht në subjekte jofitimprurëse, pra nëse raportojnë një bilanc negativ, sipas parimit ku shkon studenti shkon buxheti. Sot për sot dihet mirë se veprimtaria universitare jopublike është mirëfilli çështje fitimi. Kush ka themeluar në Shqipëri nje universitet për qëllime iluministe, për ideal shkencor apo për filantropi? Askush. Parë në këtë vështrim, Kryeministri është i inkurajuar të pohojë se universitetet jopublike nuk do të jenë përfitues të buxhetit shtetëror. Por, çfarë do të ndodhë kur shumica e universiteteve të sotme private të na dalin me bilance institucionesh që e zhvillojnë veprimtarinë e tyre për bamirësi? Atëherë do të gjendemi para një problemi të madh”, u shpreh deputeti Rama.
Sigal