Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale, “Falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”. Në kallëzimin që ka bërë Autoriteti Rrugor Shqiptar, thuhet se kompania “DH Albania” në kushtet e mashtrimit ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit dorëzuar në OKB shqiptare ku pretendon se është 25 qershor i 2018 dhe dokumente të tjera, referuar shkresës së ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. “DH Albania” është kompania që fitoi tenderin në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re, por që më pas u pezullua.