ARRSH jep 188 mln shtesë për Lin – Pogradec, kosto totale 382 mln lekë më shumë se kontrata fillestare

418
Sigal

Aksi Lin-Pogradec do të kërkojë të tjera fonde shtesë për t’u përmbyllur tërësisht. Pas një shtese prej 194 mln lekësh në korrik të vitit të kaluar, tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar një tjetër fond prej 188 mln lekësh, që do të shkojë për stabilizimin e rrëshqitjes në kilometrin e 21 të rrugës, duke rritur me 382 mln lekë koston e rrugës, në raport me kontratën fillestare. Procedura prokuruese është bërë me negocim, pa shpallje paraprake, ndërkohë që ARRSH thotë se shkak për këtë është bërë situata emergjente. “Masat mbrojtëse dhe punimet për stabilizimin e kësaj rrëshqitje duhet të bëhen në kohe të thatë dhe shumë shpejt, duke shfrytëzuar stinën e pranverës, pasi ne të kundërt mund te kemi avancime të mëtejshme të rrëshqitjes”,-argumenton ARRSH. Vlera totale e kontratës fillestare ishte rreth 972 milionë lekë, ndërkohë që me 2 shtesat, tashmë kostot e saj ka arritur në 1.35 mld lekë. Në përfundim të punimeve, gjerësia e korsive në këtë aks do të jetë 3.5 m, gjerësia e bankinës 1 m, ndërsa trotuari jashtë tunelit me një gjerësi 2 m. Punimet në këtë aks kanë nisur në shkurt të vitit 2016 dhe sipas afateve të kontratës, duhet të përfundonin në dhjetor të vitit 2018. Ndërkaq, kontratat e re që do të nënshkruhet ka një afat zbatimi prej 2.5 muajsh.