Arroganca greke ndaj nesh nuk njihka kufi!

552
Av. Zaçe Islami

Çdo gjë e kam pritur prej tyre si një njohës i aftë i psikologjisë së tyre , kryesisht asaj fetare e cila ka dy mënyra: Hipokrizia nga njëra anë dhe agresiviteti i skajshëm .Nga ana tjetër nuk mund ta them këtë për popullin e thjeshtë,për njerëzit e punës e të qejfit,për qytetarët që na u gjendën si askush tjetër në ditët tona të vështira kur shkuam në Greqi. E bëra këtë hyrje jo pa qëllim por me një objektiv të qartë. Në këtë katrahurë që bëri qeveria jonë lidhur me përcaktimin e kufirit detar që po shqetëson mbarë kombin shqiptar . Unë e di shumë mirë që deri më sot ,nëpërmjet qeverive shqiptare ,grekët vetëm kanë marrë d m th përfituar ndaj nesh pa dhënë asgjë. Thuhet se pranoi emigrantët shqiptarë, kështu? Po si i pranoi, pse i pranoi dhe si i trajtoi e trajton??? Mizerabël. Nëpërmjet blerjes së qeveritarëve tanë arritën të ndërtojnë varrezat e ushtarëve të tyre në tokën tonë duke filluar që me qeverinë e Enverit e deri te Saliu. 

Rast i paprecedent në marrëdhëniet ndërkombëtare
Këmborën e këtyre varrezave do ta dëgjojmë shumë shpejt se ata tani kanë marrë revan në agresivitetin e tyre. Kam nderin dhe krenarinë të bëj me dije nëpërmjet fb se jam i pari që në muajin Tetor 2009 në një shkrim që botova në një të përditshme njoftova popullin shqiptar se marrëveshja e detit fshihte miliarda fuçi naftë . Thoni ju të mos e dinte Sali Berisha? Ndoshta, por si është e mundur që unë emigrant në Athinë kisha marrë vesh të vërtetën në vitin 1995 dhe ambasada jonë nuk kishte dijeni? Apo e dinin dhe iu vulos goja me miliona Euro? Ata e dinë. Tani vijmë te bisedimet e fundit. Nuk do ta mendoja kurrë që midis dy qeverive tona të zhvillohej një idil i tillë dashurie si ai i Kretës dhe ky i kërnackave të Korçës. Ngjarje të tilla nuk ka pasur as në kohën e bllokut komunist, ndaj edhe duke i njohur mirë grekët prisja vetëm mynxyrë dhe fatkeqësi për neve nga këto takime. Dhe koha më vërtetoi. Që do të thotë, se pas këtyre bisedimeve sekrete grekët do kërkonin të merrnin atë që nuk arritën në 2009-n. Por grekët kanë një proverb: “Zoti e do hajdutin por e do edhe nikoqirin “. E drejta jonë e bëri ministrin e jashtëm grek që të deklarojë me arrogancë tipike fashiste se kish marrë 12 milje detare. 

Deklarata që hapi kutinë e Pandorës dhe SHBA
Në ditët që pasuan dolën edhe shumë kërkesa ultimative të bëra nga grekët në këto bisedime sekrete, të cilat sa u bënë të njohura lëvizi dhe foshnja në bark të nënës tek shqiptarët. Që grekët imponuan me dhjetëra mijëra shqiptarë të ndërrojnë emrat,fenë dhe kombësinë nuk më ka habitur se ishim ne që vajtëm atje dhe për pasojë do t’ju nënshtroheshim ligjeve të tyre. Por që në bisedimet e fundit të kërkohet me urdhër që të mos përmendet emri Çamëri në Shqipëri këtë nuk do të mund ta imagjinoja kurrë. Prita reagimin e ministrit tonë të jashtëm apo të kryeministrit por sikundër e shihni asgjë. Unë jam një qytetar i thjeshtë, një avokat që punoj me ndershmëri për të jetuar dhe nuk kam asnjë mundësi të ndikoj në këto ngjarje, por të drejtën për të folur dhe thënë të vërtetën nuk ma heq dot askush. Këto bisedime që janë bërë, nëse do vazhdojnë siç e kanë nisur, do precipitojnë në luftë midis dy vendeve. E vetmja shpresë që të mos ndodhë kjo është SHBA .
Sigal