Arrihet pakti me Greqinë, mediat greke: Ja kur do të takohen Rama e Tsipras

537
Sigal

Sipas mediave greke, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias kanë mbyllur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mediat fqinje raportojnë se kjo marrëveshje mes dy zyrtarëve është mbyllur në Rodos.

sa

“Nëse marrëveshja është përfunduar e nuk ka të papritura të minutës së fundit, dy kryeministrat Edi Rama dhe Alexis Tsipras do të nënshkruajnë paktin në një takim që pritet të zhvillohet në Samitin e BE në datat 28-29 qershor.

Marrëveshja, sipas “News247.gr”, do të kishte përfunduar tashmë nëse Presidenti Ilir Meta do të reagonte më shpejt, por kryeministri Rama besoj se çdo pengesë do të kapërcehet.