Arrihet pakti me Greqinë. Më 28 qershor takohen Tsipras dhe Rama

539
Sigal

Sipas mediave greke, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias kanë mbyllur marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat fqinje raportojnë se kjo marrëveshje mes dy zyrtarëve është mbyllur në Rodos. Mediat greke shkruajnë se arritja e kësaj marrëveshjeje, bën të mundur edhe takimin e dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama, të cilët do të deklarojnë marrëveshjen e përbashkët Greqi Shqipëri. Mediat greke shkruajnë: “Nëse marrëveshja Kotzias-Bushati është përfunduar e nuk ka të papritura të minutës së fundit, dy kryeministrat Edi Rama dhe Alexis Tsipras do të nënshkruajnë paktin në një takim që pritet të zhvillohet në Samitin e BE në datat 28-29 qershor. Kjo marrëveshje e përbashkët Greqi –Shqipëri, kryesore ka përcaktimin përfundimtar të kufijve detarë, por edhe disa çështje historike, sikurse heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia, respektimi i të drejtave të Minoritetit grek në Shqipëri etj.