Arrihet marrëveshja politike/ Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë

484
Gjatë ditës së sotme, opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakort sa i përket diskutimeve për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas disa diskutimeve në mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi, palët kanë rënë dakort që Byroja të jetë në varësi të Prokurorisë. Ne kete menyre, PS ka hequr dorë nga drafti i ardhur nga Qeveria, sipas të cilit Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të Ministrit të Brendshëm. PD propozoi dy variante, Byronë në varësi të Prokurorisë ose si një institucion më vete. Marrëveshja për Byronë u arrit edhe me ndihmën e ekspertëve të huaj.
Sigal