Arrestimi i Tahirit/ Reagon Monika Kryemadhi: Drejtësia vdiq! Rilindasit po …

393
Pas vendimit të gjykatës për lënien me arrest shtëpie të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur dhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika kryemadhi.
Sipas saj sot drejtësia vdiq, pasi ajo kontrollohet plotësisht nga Rama.
Postimi në Facebook i Kryemadhit:
E kisha thënë!
Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Sigal