Ilir Meta, “Arrestimi i Ramush Hardinajt do të marrë fund shpejt, ai është simbol i lirisë së shqiptarëve”

Kreu i kuvendit Ilir Meta, shkon në Prishtinë për solidaritet ndaj çështjes “Haradinaj”, dekalratë për mediat nga selia e AAK:

 

 

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta nuk është mjaftuar vetëm me një telefonatë zyrtare e personale, bërë për çështjen haradinaj dhe as me reagimin ndaj arrestimit të tij prej shtetit të Francës për llogari të Serbisë, madje nuk është mjaftuar as me apelin dhe thirrjen bërë BE-së, Shtetit Francez dhe Komunitetit ndërkombëtar për lirimin e Ramush Haradinajt, por mes motit të të acartë është nisur drejt Prishtinës, për të qenë pjesë aktive në atë trevë shqiptare, ku Ramush Haradinaj ka luftuar për çlrimin e Kosovës e ku zhvillon aktivitet politik, si drejtues i një partie me frymë totalisht në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare dhe integrimit të Kosovës në BE! Dje, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi dhe kryetar i LSI, zoti Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në selinë e Partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, parti kjo që drejtohet nga Ramush Haradinaj. Sipas mediave kosovare, kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj aktit të paligjshëm të arrestimit të Ramush Haradinajt, duke shprehur solidaritetin me të drejtën e liderit të kësaj partie, duke e cilësuar veprimin e shtetit francez kështu: “Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”. Meta u shpreh, se Ramush Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, ndërsa solli në kujtesë edhe kohën kur lideri i AAK ishte përballur me padrejtësitë. Kreu i Parlamentit ka shprehur bindjen se kreu i AAK-së, së shpejti do të kthehet në Kosovë. Në një konferencë për mediat, dhënë nga selia e AAK-së, kryeparlamentari shqiptar  Ilir Meta, deklaroi se, kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por  i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Më tej, zoti Meta, pasi vlerësoi luftën për lirinë e Kosovës dhe kontributin e Ramush Haradinajt e të krejt ushtrisë së UCK, theksoi: “Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetar i Serbisë, por është qytetar i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin ,se ai është përballur me kurajë dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”.