‘Arrestimi i Frrokut’, Këshilli i Mandateve shtyhet për të martën

492
TIRANE – Është shtyrë për ditën e martë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit i cili sot do të vendoste për arrestim e ri ose jo të deputetit Mark Frroku. Kanë qenë avokatët e deputetit Mark Frroku ata që kanë kërkuar që në këtë mbledhje të ishte i pranishëm edhe vetë Frroku pasi ai është ende një deputet i kuvendit të Republikës.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka zgjatur fare pak minuta, ekzaktësisht 30 minuta dhe kanë qenë vetë avokatët të cilët në dalje të mbledhjes kanë komunikuar për mediat vendimin për shtyrje të afatit.
Ora 16:25 Përfundon mbledhja, shtyhet vendimi për ditën e martë
Mbledhja e Këshillit ka zgjatur fare pak pasi kanë qenë avokatët e deputetit Mark Frroku ata të cilët kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për ditën e martë pasi sipas tyre në këtë mbledhje duhet të ishte i prtanishëm edhe vetë Frroku.
Ora 16:00 Nis Mbledhja e Këshillit, e drejton Meta
Ka nisur mbledhja e këshillit të Imuniteteve e drejtuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta ku janë mbledhur të gjithë anëtarët e Këshillit.
Ora 15:50 Avokatët e Frrokut mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit
Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku pritet të nisë për pak edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin Mark Frroku. Dy avokatët e deputetit Frroku do të marrin pjesë në mbledhje për të përfaqësuar klientin e tyre i cili nuk und të jetë pjesë e mbledhjes pasi është në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Lartë prej ditës së djeshme. 
Mbledhja me kërkesë të prokurorisë
Në mbledhje ishte parashikuar të vendosej nëse do t’i jepej ose jo autorizimi për një arrestim tjetër të deputetit Frroku.
Pas mbledhjes së të martës këshilli do të hartojë një raport i cili do t’i paraqitet seancës plenare, nga ku do tëvendoset më pas në seancë parlamentare për arrestim ose jo të Frrokut.
Më herët ky Këshill ka vendosur që t’i paraqesë Kuvendit një raport ku të pranohej kërkesa e Prokurorisë për arrestim të dy deputetëve. Nëse kërkesa për arrestimin e Frrokut do të pranohet, deputeti i Partisë Kristian Demokrate do të duhet të arrestohet sërish.
Kërkesa prokurorisë shqiptare bazohet në një kërkesë të prokurorisë belge, që të arrestohet deputeti Frroku, pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.
Sigal