Arrestimi i deputetëve, tërhiqet PS

493
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi hoqi nga rendi i ditës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe imunitetit, propozimin e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit lidhur me arrestimin e deputetëve. Tërheqja e mazhorancës erdhi pas kërkesës së opozitës dhe kritikave se deputetët po merren në mbrojtje. Demokratët ngulën këmbë se nuk ishin respektuar as afatet as kalendari i punimeve. “Si kryetar i Kuvendit nuk e fusni dot në kalendarin e Konferencës së Kryetarëve. Nuk e fusni dot, sepse do të kalojnë dy javë”, tha deputeti demokrat, Eduart Halimi. Nga ana e tij, Ruçi tha se për këtë ndryshim është pritur dy vjet, ndaj mund të shtyhet. Më pas, deputetët shqyrtuan Kodin Etik, duke vijuar me miratimin nen për nen. Edhe në këtë rast, opozita i qëndroi strikte rregullores së Kuvendit, duke bërë që të paraqiten dy relacione për shkak të barazisë së votave në Këshill. Kryeparlamentari Ruçi pranoi edhe një kërkesë të tretë të opozitës, kur demokratët e kanë kundërshtuar për një tjetër procedurë votimi, atë të miratimit në parim të Kodit Etik.
Sigal