“Arrest shtëpie” për Tahirin, reagon Basha: Nuk është vendim i drejtësisë, por i Ramës

593
Pas masës së sigurisë “arrest shtëpie:, për Saimir Tahirin, ka ardhur dhe reagimi nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se po vazhdon loja Rama-Tahiri.
Më tej kryedemokrati shkruan se ky nuk është një vendim i drejtësisë, por një vendim i Ramës.
Reagim i Bashës
Loja Rama –Tahiri vazhdon.
Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.
Sigal