Arratisja e shqiptarëve nëpër botë/ Vetëm në vitet 2015-2017 u larguan nga vendi mbi 340 mijë qytetarë duke shënuar eksodin e dytë pas 1991-shit. Ndërkohë që 330 mijë persona kanë marrë nënshtetësinë e BE-së: 150 mijë greke, 148 mijë italiane, 11 mijë britanike dhe 14 mijë në gjermane, belge e franceze

534
Sigal

Mbi 330 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi të BE-së, që nga viti 2002

Vetëm në vitet 2015-2017 u larguan nga Shqipëria mbi 340.000 shqiptarë, për shkaqe ekonomike dhe kërkuan azil në Evropë. Ky ishte eksodi i dytë i shqiptarëve pas viteve 1991. Prej vitit 2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Evropian. Greqia dhe Italia janë dy vendet që kanë dhënë numrin më të lartë të nënshtetësive për emigrantët shqiptarë. Prej 2002 rreth 150 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe rreth 148 mijë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Komuniteti shqiptar është i dyti në Itali për sa i përket numrit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se 2017-n në Itali kishte rreth 448 mijë shqiptarë, ndërsa të dhënat për numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë Greqi nuk janë të raportuara. Vendi i tretë për sa i përket lëshimit të nënshtetësive është Mbretëria e Bashkuar ku prej 2002 janë dhënë rreth 11 mijë të tilla. Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë azilkërkues të cilët iu është refuzuar kërkesa për azil dhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për azil në Gjermani 90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative. Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me 5000 aplikime. Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë. Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë. Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra.

Nënshtetësia

150.000 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi greke

148 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane

11.000 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi britanike

5.700 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi gjermane

5.000 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi belge

3.400 shqiptarë kanë marrë nënshtetësi franceze