Arratiset nga Shqipëria kreu i Dhomës së Tregtisë

700
Sigal

Arratiset nga Shqipëria ish-kreu i Dhomës Tregtisë- Vlorë,
biznesmeni i njohur Patriot Islamaj, presione dhe shpërfillje nga pushteti
vendor

 

“Familjarët e Dritan Lelit po më zhvatin pronat e më
kërcënojnë, kryebashkiaku u mban “iso”

 

Ish Kryetari i Dhomës së Tregtisë Vlorë dhe një nga
biznesmenët e njohur të qytetit bregdetar, arratiset drejtë Kanadasë pasi,sipas
tij po i grabisin pronat me gjyqe dhe po ushtrojnë presion organet e policisë së
rendit, ajo ndërtimore dhe bandat e rrugëve të nxitura nga shtetarët lokalë. Në
numrat e ardhshëm ne do të zbardhim dosjen voluminoze të historisë së fillimit
të biznesit, marrëdhëniet me ish shoferin e vet, vëllai i Kryebashkiakut Leli
dhe të tjera ngjarje tronditëse në lidhje me shumë falsifikime të dokumenteve
dhe abuzimeve me tatim taksat. Ja hyrja e letrës së largimit:

 

Ja mesazhi…

 

“ Përshëndetje!  Në
pamundësi për të  takuar, po ju  nis  të  skanuar vendimin e gjykatave dhe krahasime që  mund të 
bëni. Të më falni që po ju ngarkoj kaq shumë, por më duket se gjeta një
njeri në Vlorë dhe një media në Tiranë që mund të heq brengen e shkaktuar me këto
lloj gjyqtarësh dhe shtetarë që nuk kanë asnjë lidhje me hallet e qytetarit.
Deri sa në incizimin që ju  kam dërguar
drejtori i policisë së ndertimit Vlorë vjen në objekt të më thotë që ju do
vriteni, dhe nuk mban asnjë procesverbal apo të paktën të këqyrë dokumentet që
i kam çuar me poste, kur unë jam dëmtuar një herë nga  nipi i Kryebashkiakut, dhe që nuk kam hequr
akoma hekurat nga operacioni i mëparshëm, çfarë duhet të bëjë të rri apo të iki,se
jetën një herë ta ka dhuruar Perëndia.

Ju uroj gjithë të mirat

Patriot Islamaj

 

ne attach ke te emërtuara

Patrioti 1

Patrioti1-2

Patrioti 2-3

Kane te bejne me gjyqet me vllean e KB te hubura. Po
lexove vendimin e gjyqetar E.T dhe perfundimet e avokatit te FAPIEL, do keshe
nje perputhje te plote.

 

Është kjo hyrja e një denoncimi të gjatë të ish kryetarit
të dhomës së Tregtisë Vlorë, Patriot Ismaili të dërguar në redaksinë e Gazetës
Telegraf dhe e shoqëruar me faksimile dhe incizime për atë çka ai pretendon se
familjarë të Kryebashkiakut të Vlorës kanë ushtruar ndaj tij, duke pasur si
suport vetë Kryebashkiakun.

 

Presion me
institucionet e Bashkisë së Vlorës.

Edhe durimi ka një ka moral dhe një kohë që mbaron. Kam kohë  që duhet të kisha denoncuar dhe diskredituar
njerëz që vishen me pushte me servilizma dhe mashtrime, që përdoren shumë
kollaj nga politikanët e sotëm?

Unë jam Patriot  Islamaj, i njohur në
Vlorë si drejtues dhe organizator që në kohën e rinisë time, dhe pas viteve 92,
si biznesmen dhe i përfshirë në detyra në të mirë të biznesit dhe të bashkimit
të tyre për një klimë më të mirë ndaj problematikave që i hap politika në këtë
sistem shoqëror. Kështu më është dashur që të përballem me lloj-lloj
politikanësh, bizesmenë, shtetarë etj në pozicionin që më jepte detyra e
Kryetarët të Dh T I Vlorë në vitet 2000-2007, dhe deri më sot i zgjedhur si
anëtari Kryesisë  së Dhomës së  Tregtisë. Fati i brezit tonë ishte  që pas viteve 92, të ndesheshim në rrugë të
panjohura për mënyrat e zhvillimit të biznesit, të krijimit të klientelës dhe
partnerëve brenda dhe jashtë vendit. Vuajtjet për të konsoliduar biznesin, që
ishin të  brishtë dhe plotë të pa pritura
e të rrezikuara në të gjitha drejtimet si nga taksidarët që të mësonin se si te
vidhje shtetin nëpërmjet mashtrimit nëpërmjet shmangies së detyrimeve të
shtetit, kundrejt ryshfetit, vështirësi që krijoheshin nga zgjedhja e Ortakut,
nga mohimi i pagesave nga klienti që u kishe shitur materiale  në mirëbesim, nga mos mbrojtja e shtetit nga
kontrabandat, fallciteteve, nga politika që çdo ditë të çorietonte në
ndryshimet ligjore dhe rregulla që glorifikonte një grushtë njërzesh që ishin
më afër politikës dhe shtetarit. Për mos tu zgjatur, se pasojat e kësaj sjellje
të politikës dhe administratës shtetërore prodhoj dhe kultivoj një shoqëri që u
zgjoje genin e etërve të tyre, servilizmin, shitjen e nderit, dhe të bërjes
karrierë nëpërmjet fallcitetit, të shkollimit nëpërmjet blerjeve të diplomave
dhe në kurrizë të njërzve të ndershëm dhe të sinqertë.

– Viktima jam edhe
une , në gjithë veprimtarin time që nga viti 1995. Fati i keq i imi ishte që
kur i besove, familjes  Leli ….   (vazhdon)

 

Si e njoha une
Dritan Lelin, sot fatkeqesia e Vlores qe eshte KB.

Patriot Islamaj: “Po
ju dergoi mesazhin qe i kam derguar ne muajn gusht”.

“Ne opinionin tim personi që e heq veten doktor, kur nuk
ka një pacient, dhe nuk di të shkruaj nje recetë, personi që në gen ka
mashtrimin, dredhinë, dhe për më keq tradhëtinë. Ky kryetar që mashtroi me
kualifikimin e tij. Ky Dritan që për sa ka arritur dhe ka lëvizur deri sa krijoi
familje është 50% edhe kontributi edhe i finacave të mia. Personi që e kemi shëtitur
në Spanjë apo Greqi, në Itali e deri në Amerikë, dhe sot është kundërshtari im,
se kam denancuar me prova dhe fakte sjelljen dhe moralin e vellait të tij.
Turpi bie mbi të që përdor istitucionin për të më bërë presion dhe të më
denigrojë mua dhe të afërmit e mi. Por ky qenka morali i atyre që i zgjedhin
persona të tillë që nuk dinë se çfarë të bëjnë veçse mashtrimit dhe që e pëson
një popull i tërë. Në këto kushte vendosa të dencoj publikisht ndodhin time që është
një shembull për të gjithë ata që vuajnë nga këta pushtetarë që karriken që u
jepet për ushtrim detyre në shërbim të këtij populli e kthejnë në pronë
private”. Këta janë tipa që, turpin e hanë me bukë dhe bukën e shkelin me këmbë.