Armando Prenga: Më kanë mbajtur në bodrum, jo në qeli VIP

448
Nuk ndodhem në qeli VIP, më kanë futur në bodrum, ku nuk ka asgjë. Kështu mësohet t’i jetë përgjigjur deputeti Armando Prenga interesimit të gazetarëve, teksa priste vendimin e Gjykatës së Lartë, të cilët ishin të interesuar nëse ai e kishte parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Portugalisë. Prenga ka pohuar se do të dorëzojë mandatin e deputetit vetëm pas vendimit përfundimtar të gjykatës. Deputeti i Qarkut të Lezhës u arrestua mëngjesin e 5 shtatorit, pasi sipas policisë dhe prokurorisë u përfshi në një sherr masiv në Kurbin, ku mbetën të plagosur 7 persona.
Prenga akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, por deputeti ka mohuar akuzat e ngritura. Ligjvënësi ka pohuar para Gjykatës se nuk janë administruar provat në vendngjarje, ku u kërcënua me jetë. Prenga pranoi se ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje me armën që mbante me leje. Përfaqësuesi e tij ligjor, Baftjar Rusi tha se provat e akuzës nuk justifikojnë masën e arrestit me burg.
Sigal