Arkitekti: 5 hapësira për të bërë teatër

605
Arkitekti i njohur danez, Bjorke Ingles, ka vlerësuar përpjekjet e Tiranës për t’u transformuar në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet. Në nisjen e prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjorke Ingels është shprehur i surprizuar për ndryshimin që ka pësuar Tirana në raport me disa vite më parë, ndërsa theksoi se edhe ai ndihej i frymëzuar nga ndryshimi që ka pësuar Tirana. “Këtu ku është teatri sot kemi një hapësirë këmbësorësh mes ministrive dhe teatrit, por qëllimi është që të zhvillojmë më tej vizionin për pjesën urbane të qytetit. Në fakt është qendër shumë e këndshme për këmbësorët. Do përpiqemi që teatrin ta ndërtojmë për të rritur lidhjen mes ambienteve, që janë tejet të gjelbra. Kemi ndërtesat e verdha zyrtare shtetërore, kemi ambientin e gjelbër dhe duam që këtë zhvillim ta bëjmë duke u fokusuar tek qytetari. Ajo që ne duam të bëjmë është që të sigurojmë që zhvillimi, në vend që të bëhet pengesë, të bëhet një mënyrë për të lidhur ndërtesa të ndryshme dhe institucione të ndryshme, duke u lidhur nga bulevardi deri tek ndërtesat tregtare”, tha Ingels. Sipas tij, teatri ka ekzistuar aty, ai ka shërbyer aty për shumë vite. “Ideja është të sigurohet një hapësirë e klasit botëror për zonën, dhe ndërtesat ekzistuese nuk janë të përshtatshme për këtë. Ideja jonë është të krijojmë një teatër modern, dy salla black box, po ashtu sallë të hapur dhe hapësira të një rëndësie të veçantë që i lipsen një teatri kombëtar. Skenat eksperimentale gjithashtu, po ashtu black boxet do jenë pjesë e fasadës që të shihen nga kalimtarët. Do të mbetemi në vëllimin e ndërtesave ekzistuese. Jemi përpjekur të shohim vëllime të ndryshme, testuam disa ide, nga njëra anë do sugjeronim të krijohej një lloj makinerie për shfaqjet. Kemi menduar mundësinë që të duken provat nga krahu shëtitores, mendoni që kalimtarët do shohin provat teksa ecin, do shohin aktorin e tyre të preferuar apo do shohin regjisorin teksa sheh provat etj. Pjesa e pasme nga hyn stafi mund të jetë dhe prapaskena, ndërsa shfaqet të zhvillohen në mjedis të hapur. Pra do ketë 5 hapësira që do zhvillohen në këtë teatër të ri. Imagjinoni të uleni mbi çati, të shohësh Tiranën, teksa sheh dhe shfaqen që zhvillohet në tarracë. Është një makineri e madhe, hapësirë efektive për zhvillimin e shfaqjeve”, tha arkitekti.
Sigal