Arka e shtetit bosh, qeveria shet pasurinë kombëtare

521
Sigal

Me VKM nr.33, dt. 29.1.2014, si në asnjë vend të Europës, shteti ‘lanë duart’ me të gjitha objektet strategjikë potencialë

 Skandali, qeveria shet 100% të aksioneve në Albtelekom, OSSH, ARMO dhe Albpetrol!

 Si në asnjë vend tjetër të botës, për pak muaj, qeveria shqiptare ‘lanë duart’ me ato pjesë të aksioneve që ka në objektet potencialë jo strategjikë Albtelekom, OSSH, ARMO dhe Albpetrol. Një rast ndoshta pa precedent, jo vetëm për kohën rekord të privatizimeve të plota (brenda vitit 2014 i pari, deri në 2016 i fundit), por për pasojat që pritet të sjellë në të ardhmen kjo “larje duarsh” për pavarësinë e institucioneve shqiptare, ekonominë kombëtare dhe xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Vendimi i KM, që sanksionon këtë procedurë mbanë nr. 33, datë 29.1.2014, “Për miratimin e programit ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014 – 2016” dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

VENDIMI

Në vendimin e mësipërm, botuar në Fletoren Zyrtare, midis të tjerave thuhet: “Planifikimi i privatizimeve për periudhën 2014 – 2016. Privatizimi në sektorët jo strategjikë. Për vitin 2014 është planifikuar privatizimi i të gjitha aseteve dhe aksioneve shtetërore të shoqërive në sektorët jo strategjikë. Vlera e përgjithshme e këtyre aseteve dhe e aksioneve shtetërore është përllogaritur në një vlerë prej 5 milionë eurosh. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shqyrton të gjithë dokumentacion, me qëllim përfshirjen e të gjitha ndërmarrjeve në procesin e privatizimit ose të likuidimit”. Më poshtë, jepen detaje të tjera lidhur me përqindjen e privatizimit për çdo sektor përkatës i sektorëve strategjikë, përqindjen e shtetit që privatizohet dhe shumën në të holla që fitohet.

ALBTELEKOM

Lidhur me privatizimin e Albtelekom sh.a, në vendimin  qeverisë thuhet: “Privatizimi i paketës së mbetur të ‘Albtelekom’ sh.a.: Shitja e paketës së zotëruar nga shteti është planifikuar për vitin 2014. Paketa e mbetur prej 16,7683661 për qind të aksioneve, është vlerësuar me një vlerë prej 18 milionë eurosh”. Kaq thuhet, apo më saktë kaq mjafton që shteti shqiptar, të mos ketë më pjesë në një nga kompanitë më të mëdha e fitimprurëse në vend. Por specialistët e quajnë absurd, një vendim të tillë të qeverisë, duke e argumentuar këtë kundërshtim. “Nuk dimë se në çfarë vendi të botës, shteti të heqë dorë, qoftë dhe nga një përqindje e vogël e Telekom-it. Në Botë, ka shtete si Franca, Italia, Greqia, Gjermania etj., që i kanë ruajtur dhe i ruajnë 100% të aksioneve në këtë kompani. Edhe vetë turku, (aktualisht shumicën e aksioneve tek ALBTELEKOM i ka një kompani turke), ka në pronësi 51% të aksioneve në kompaninë telefonike të tij. Po të mos harrojmë, se shitja apo privatizimi 100% i aksioneve, lidhet dhe me sigurinë e vendit. Qoftë dhe për nevoja të Ministrisë së Brendshme, asaj të Mbrojtjes apo sektorë të tjerë që lidhen me gatishmërinë apo probleme të sigurisë kombëtare, shteti duhet të mbante përqindje të aksioneve në këtë kompani. Pa bërë fjalë këtu që në të ardhmen, vetë institucionet e shtetit, si abonentë, do të derdhin shuma të konsiderueshme parash që ka gjasa (për të mos thënë me siguri të plotë) që do të ikin jashtë vendit, tek pronari i huaj”

ARMO DHE OSSH

Dy kompani të tjera që brenda vitit do të kenë pronar apo bashkëpronar tjetër, e ku shteti shqiptar nuk do të ketë asnjë përqindje të aksioneve, janë ARMO dhe OSSH. Ja çfarë thuhet në vendimin e publikuar të qeverisë për ARMO-n: “Privatizimi i paketës së mbetur në ARMO sh.a. Shitja e paketës shtetërore është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2015. Në ARMO sh.a., shteti zotëron rreth 14,9 për qind të aksioneve me një vlerë të përllogaritur në rreth 22 milionë euro”.

Ndërsa për privatizimin e pjesës së mbetur të OSSH, në të njëjtin VKM thuhet: “Privatizimi i pjesës së mbetur në OSSH sh.a.! Shoqëria është privatizuar në vitin 2009. Janë shitur 76% e aksioneve dhe aktualisht shteti zotëron në këtë shoqëri 24% të aksioneve. Pjesa e mbetur e aksioneve prej 24% dhe me një vlerë të përllogaritur në rreth 32 milionë euro është planifikuar të shitet gjatë vitit 2016”.

ALBPETROL

“Kompania e madhe në të cilën shteti shqiptar do të privatizojë ato aksione që ka, duke ‘larë duart’. Është ALBPETROL. Ja çfarë thuhet në VKM e qeverisë për privatizimin kësaj kompanie: “Privatizimi i ‘Albpetrol’ sh.a. Gjatë periudhës 2015 – 2016 është planifikuar shitja 100 për qind e paketës shtetërore të zotëruar nga shteti. Kapitali i regjistruar i kompanisë “Albpetrol” sh.a. vlerësohet në rreth 95 milionë euro’.

-Në ALBTELEKOM, shteti ka aktualisht 16.7% të aksioneve. Kundrejt 18 milionë eurosh, i shet të gjitha aksionet.

-Në ARMO , shteti ka aktualisht 14.2% të aksioneve. Kundrejt 22 milionë eurosh, i shet të gjitha aksionet.

-Në OSSH , shteti ka aktualisht 24% të aksioneve. Kundrejt 32 milionë eurosh, i shet të gjitha aksionet.

-Në ALBPETROL, shteti 100% të aksioneve të tij me një përfitim 22 milionë euro.