Argumentat ligjore/ Meta: Katër shkeljet e rënda, pse rrëzova paketën anti-shpifje

419
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, duke u pozicionuar në krah të komunitetit të

‘Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.’