Ardian Turku: Më shumë investime në infrastrukturë

417
Kandidati për kryetar Bashkie i PD Ardjan Turku ka vazhduar takimet e tij në fshatin Kryezjarr të komunës së Shirgjanit dhe në lagjen” 5 Maji” në zonën e Teqes në qytetin e Elbasanit. Në bashkëbisedim me banorë të fshatit Kryezjarr, Ardjan Turku ka folur me ta për shumë problematika me të cilat hasen këta banorë në jetën e përditshme duke filluar që nga infrastruktura e deri tek shitja e prodhimeve bujqësore.
Duke u ndalur në problemin e vaditjes së tokave, Turku është shprehur se “ sapo të marr drejtimin e bashkisë së Elbasanit do të zgjidh situatën e krijuar në kanalin që furnizon këtë territor”. Më pas Ardjan Turku është ndalur në lagjen “5 Maji”, në zonën e Teqes, pjesë e Bashkisë aktuale të Elbasanit. Në takime të zhvilluara me tregtarë apo me banorë të zonës, të gjithë kanë shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tyre për sitautën e krijuar.
Duke parë nga afër infrastrukturën e rënduar në këtë zonë Ardjan Turku ka theksuar se “kjo situatë duhet dhe do të marrë fund, pasi këta banorë po jetojnë në kushte tepër të vështira. Nuk mund të pajtohem me këtë situatë të kësaj lagjeje, pasi Bashkia aktuale ka pasur në dispozicion 75 miliardë lekë përgjatë 8 viteve dhe të mos investosh qoftë edhe 1 milion lekë të reja për këtë zonë, do të thotë ti kesh braktisur këta banorë”, tha Turku.
Sigal