Ardian Turku: Elbasani në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe sociale

486
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në qytetin e Elbasanit Ardjan Turku, takoi tregtarë të vegjël si edhe banorë të një pjese të lagjes 5 maji. Shumë prej banorëve u shprehën të indinjuar në lidhje me kushtet e rënda ekonomike dhe sociale.
Kandidati i së djathtës z.Turku tha se oferta e Partisë Demokratike është për uljen e taksave në bashki si prioritet numër një. Kjo sipas tij do të krijonte lehtësira si tek tregtarët por edhe tek blerësit, fuqia ekonomike e të cilëve ka rënë në mënyrë drastike këto dy vite.
Gjithashtu z. Turku tha se hapësi
rat publike në Elbasan, sidomos në blloqe pallatesh janë të pashtruara, me pellgje uji në të cilat luajnë dhe jetojnë fëmijët. Është një situatë e mjeruar krahasuar me miliardat e lekëve që janë hedhur për zbukurime në zona të cilat nuk sjellin të ardhura, tha z. Turku.
Sigal