“Arbër Çekaj ‘peshku i madh’”, Paloka kundër ambasadorit Lu: Janë ata që po i japin garanci

403
Pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu dhënë dje ekskluzivisht për ‘News24’ lidhur me operacionin ku u sekuestruan 613 kg kokainë, vjen reagimi nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Paloka thekson se ‘peshku i madh’ nuk është Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi-Garden’, i cili kishte porositur kontejnerin me banane ku ishte fshehur droga, duke kundërshtuar kështu ambasadorin.
Sipas Palokës ‘peshqit e mëdhenj’ janë ata që i japin garancinë Çekajt dhe se kthejnë atë në Shqipëri, në një kohë që ai është shpallur në kërkim. “Të gjitha provat e deritanishme janë më se të qarta dhe tregojnë në mënyrë te pakundërshtueshme se njerëz me pushtet te madh politik jane pas kësaj afere”, shkruan Paloka.
REAGIMI I PALOKËS
Perpjekjet e Rames per te larguar artificialisht vemendjen nga 620 kg kokaine, PROVA se ai ose familjare te tij jane te lidhur direkt me kete afere.
Te gjitha provat e deritanishme jane me se te qarta dhe tregojne ne menyre te pakundershtueshme se njerez me pushtet te madh politik jane pas kesaj afere.
Prova e pare ; tentativa e Rames per te fshehur faktin qe ngarkesa e kokaines , jo vetem nuk u zbulua rastesisht , sic u perpoq per dite me rradhe te mashtronte Rama, por ishte njoftuar qe nga Kolumbia e ne vazhdim edhe nga Livorno.
Prova e dyte ; Mbajtja e ngarkeses pa kontrolluar per me shume se nje jave ne port megjithese dihej shume mire ku ishte kokaina. Ka informacione se nderkohe eshte tentuar largimi i kokaines nga kontenieri, madje sipas ketyre informacioneve disa qindra kilogram jane larguar. Ky ka qene sic duket qellimi i mbajtjes ne port per nje kohe aq te gjate.
Prova e trete ; Largimi i administratorit te firmes, pikerisht nje dite perpara se te hapej kontenieri i kokaines. Kush e njoftoi? Ne praktikat e DEA-s per ngarkesa qe ndiqen me informacion te brendshem, personat qe informohen ne destinacion jane rreptesisht te kufizuar…
Prova e fundit; perpjekjet e Rames per te larguar vemendjen nga kjo afere, duke sajuar e me pas pompuar , nepermjet mediave te paguara prej tij brenda dhe jashte vendit, histori si kjo qe “agjent rus, financojne PD per te destabilizuar Ballkanin , nepermjet nxirrjes se Shqiperise ne arenen nderkombetare…”
Qe Arber Cekaj duhet kthyer ne Shqiperi , ky eshte hapi i pare dhe i domosdoshem per te hedhur drite mbi te verteten. Por “peshku i madh” nuk eshte tregetari i bananeve, jane ata qe i kane dhene garancite dhe qe do vazhdojne te bejne cdo perpjekje qe ai te mos vij ne Shqiperi. Jane te njejtet qe ekstraduan deshmitarin e Tahirit dhe qe , ketu do jemi, do bejne gjithshka qe Arber Cekaj te mos kthehet ne Shqiperi. E ne se jashte vullnetit te tyre ai do te kthehet, do te shohim se cdo te ndodhe me ta. Sado te perpiqet Rama te bej mishmash me media, me prokurori e cfare ka ne dore, te jete i sigurt se si “Tahirit” ashtu dhe kokaines se Xibrakes e Maminasit do ju shkohet deri ne fund.
DEKLARATA E AMBASADORIT LU
Ambasadori Donald Lu u shpreh dje se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë. “Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë zotin Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë”- tha Donald Lu.
Kujtojmë se pas kapjes së kokainës dhe arrestimit të shoferit dhe menaxherit të kompanisë, pronari i ‘Arbri Garden’, i cili u largua 3 ditë para kapjes së drogës për në Gjermani, Arbri Çekaj tha në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se nuk ka lidhje me kokainën dhe do të vinte vetë në Shqipëri. I pyetur nëse ai ishte një ‘peshk’ i madh, Arbri Cekaj tha se nuk është as bretkosë dhe jo më ‘peshk i madh’.
Sigal