Arben Malaj: Zgjidhje, jo mbi shpresat e vrara të shqiptarëve

965
Sigal

Prof. Dr. Arben Malaj: Kompromisi duhet bërë tani, jo më vonë jo, jo mbi gërmadhat e shpresave të vrara të shqiptarëve

Situata po përkeqësohet, në rrjetet sociale po angazhohen individë me thirrje për përplasje midis mbështetësve të opozitës dhe mazhorancës. Këto janë thirrje për konflikt civil i cili duhet ndalur pa filluar. Vetëm një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës e eliminon këtë risk në rritje. Opozita duhet të garantojë mos sulmimin e institucioneve. Policët janë pjesa krenare e një vendi ndaj nuk duhet sulmuar. Mazhoranca duhet të shmangë çdo deklaratë mediatike, veprim të policisë apo strukturave shtetërore që përkeqëson situatën. Njerëzit e mençur të vendit tonë duhet të bashkohen në një qëndrim të përbashkët për ta nxjerrë vendin sa më parë dhe me sa më pak kosto njerëzore, sociale dhe ekonomike. Sot dhe jo më vonë vendi duhet nxjerrë jashtë këtij cikli të krizave që i varfërojnë përditë dhe më shumë, vendin tonë dhe këdo shqiptarë. Ish-presidentët, akademikët, shkrimtarë dhe artistë me influencë publike duhet të bashkohen nën përgjegjësinë për ta shpëtuar të ardhmen e shqiptarëve. Heshtja dhe hezitimi i tyre do i rëndojë shumë rëndë Shqipërisë dhe të ardhmes saj. Kompromisi duhet bërë tani, jo më vonë jo, jo mbi gërmadhat e shpresave të vrara të shqiptarëve.