Arben Ahmetaj në Rumani: Të gatshëm të presim investitorët rumunë!

514
Sigal

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj kryesoi vizitën e delegacionit të lartë shqiptar në Bukuresht, pjesë e të cilit ishin Drejtori i KESH z. Agron Hetoja dhe deputeti i PS-së, z.Taulant Balla. Ndër takimet e zhvilluara gjatë dy ditëve të qëndrimit ne Bukuresht, ishte edhe takimi me Kryeministrin Victor Ponta. Tematikat e diskutuara ishin të shumëllojshme, të fokusuara kryesisht në modelin e ri ekonomik të vendit, axhendën e reformave strukturore që Qeveria është angazhuar të ndërmarrë, marrëveshjet e arritura me FMN-në dhe Bankën Botërore dhe në veçanti, investimet e huaja. Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy palëve duke theksuar se, “ky është momenti më i mirë për të kaluar në projekte konkrete”. Rritja e prezencës së investimeve rumune në Shqipëri dhe hapësirat ende të pashfrytëzuara të bashkëpunimit ishin në qendër të interesit të shprehur nga të dy palët.