Aqif Rakipi nuk qëndron duarkryq, ç’vendim merr pas heqjes së mandatit

522
Aqif Rakipi nuk qëndron duarkryq pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatin. Rakipi kërkon rikthimin e mandatit që ia ka hequr 3 ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Vendimi i marrë me 5 vota pro, ka bërë që deputetit të Elbasanit, ti hiqet mandati.
Aqif Rakipi e shprehur qëndrimin e tij kundër që në 5 janar, ndërsa sot ka bërë hapin e radhës që të mos i hiqet mandati.
Avokati i Rakipit sot ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi, ku kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit.
Një padi të tillë pritet ta bëjë edhe deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica. Kjo është një e drejtë që u njihet deputetëve.
Rakipit dhe Rehovicës iu hoq mandati, pasi nuk kishin deklaruar ndalimet që u ishin bërë në Itali. Duke u shprehur në lidhje me mandatin e Rehovicës, Monika Kryemadhi tha se është e drejta e tij që të apelojë vendimin.
Sigal