Apeli publik i akademikëve: Të parandalojmë krizën e rëndë politike, ekonomike e sociale që kërcënon të sotmen dhe të ardhmen tonë

121

Një grup akademikësh, së bashku me Prof. Dr. Arben Malaj, ish ministër i financave dhe president nderi i Institutit për Politikat Publike dhe Qeverisjen e Mirë  u ka dërguar një apel publik Partive Politike dhe Politikanëve, Universiteteve dhe mjediseve akademike e shkencore, Institucioneve publike dhe Shoqërisë Civile.

Apeli

“Të ndërgjegjshëm për risqet në rritje  të një krize të rëndë politiko-institucionale, besimi te demokracia dhe ekonomia funksionale e tregut, te ekonomia dhe financat e vendit, pasojat e të cilës mund të jenë të rënda dhe afat-gjata, nën përgjegjësinë intelektuale e profesionale ndaj vendit dhe në detyrim mirënjohës  ndaj popullit tonë, ju drejtojmë këtë apel publik.

Kriza mund të vazhdojë

  • Të nxisë dhe përshpejtojë braktisje masive të vendit, jo vetëm nga të rrinjtë, por dhe nga shtresa e grupe te tjera sociale e profesionale;
  • Të përkeqësojë deficitin demografik duke na shtyrë drejt pakësimit dhe plakjes së popullsisë,
  • Të varfërojë dhe uli cilësitë e kapitalit human dhe social,
  • Të krijojë mungesë të fuqisë punëtore dhe ekspertizës së kualifikuar,
  • Të përkeqësojë destabilitetin dhe deficitin e skemave të pensioneve,
  • Të ngadalësojë investimet e huaja ,
  • Të nxisë e stimulojë uljen e konsumit dhe të investimeve,
  • Të rrisë deficitin buxhetor dhe borxhin publik
  • Të rrezikojë stabilitetin e finacave publike, të cilat mund ta përshpejtojnë, e bëjnë më të rëndë dhe më të gjatë peshën krizës.

Krizat e përsëritura shpesh në tranzicionin tonë të vështirë do t’i varfërojnë më shumë të gjithë shqiptarët, do t’i varfërojë së pari shpirtërisht se vritet shpresa për të ardhmen, ju rritet barra e kostove të dështime të qeverive të ndryshme, ju kufizohet barazia e mundësive për një jetë e vend më të mirë. Prandaj duhet të parandalojmë në kohë krizat, të krijojmë shpresë, të krijojme energji pozitive, të sfidojmë varfërinë dhe mos-zhvillimin, të pasurojmë shpirtërisht dhe ekonomikisht  njerëzit e mrekulleshëm të vendit tonë.