Apeli i ish-ministrit Drejtësisë, Eduard Halimi/ Shqipëria i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë

161

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkruan se Shqipëria tani është i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë.

Sipas tij, sot është shkrirë Gjykata e Lartë, pas shkarkimit të gjykatësit Edmond Islamaj.

‘Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë.

Nga sot Shqipëria i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj (të cilin e njohin të gjithë si një gjyqtar korrekt) ka si qëllim të vetëm mbylljen përfundimtare të Gjykatës së Lartë.

Nga sot Shqipëria është jo vetëm pa Gjykatë Kushtetuese, por dhe pa Gjykate të Lartë. Nga sot nuk mund të shqyrtohet ASNJË nga 40.000 dosjet që prisnin në radhë dhe drejtësia përfundimisht është futur në kolaps total.

Atë që Komisioni i Venecias thoshte në dhjetor 2015 po dalin çdo ditë. Dhe në këtë pikë ata që vuajnë nga mungesa e ekzistencës së një sistemi gjyqësor normal hierarkik janë padyshim qytetarët e thjeshtë dhe po aq shumë biznesi.

Sikur Gjykata e Lartë të krijohet në fund të vitit kur të jenë më shumë se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe çdo kompanie do ti duhej të paktën 7-8 vjet pritje për ti ardhur radha.

#sundimiiligjit#neudhekryq’, shkruan Eduard Halimi në faqen e tij në Facebook.