AP e NATO-s, Mejdani: BE duhet të përshpejtojë zgjerimin

455
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdanit tha se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë procedurat për të pranuar në gjirin e tij vendet e Lindjes si dhe Shqipërinë. Sipas Mejdanit shumë vende të lindjes kanë marrëdhënie ekonomike me Rusinë dhe forcimi i këtyre marrëdhënieve dobëson influencën e Bashkimit Europian, duke rrezikuar kështu forcimin e Rusisë.
“Bashkimi Europian nuk ia ka dalë të ketë politika për t’iu përgjigjur Rusisë. Rusia krijon tensione gjeopolitike në rajon. Është i kufizuar kapaciteti i BE për të influencuar në politikën e brendshme ruse. BE të aplikojë politikë proaktive për aderimin e shpejtë të Ballkanit në union. BE dhe Rusia duhet të mësohen të jetojnë si fqinjë e fuqi ndërkombëtare. Raportet BE-Rusi janë të stresuara” , tha Mejdani gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ish-presidenti Meidani theksoi gjithashtu se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbehur rolin e tyre në Ballkan. “SHBA e ka ulur pak rolin e saj në Ballkan. Politika e jashtme e Rusisë në Ballkan ka lëvizur. Politika e jashtme e Rusisë po përpiqet të hyjë edhe në Maqedoni. Është me rëndësi që Maqedonia të përparojë drejt NATO-s. Me rëndësi edhe ftesa që ka marrë Mali i Zi për tu bërë pjesë e NATO-s”, tha Meidani.
Sigal