Antonio Tajani zgjidhet President i ri i Parlamentit Europian

493
Me 351 vota, Antonio Tajani, kandidat i Partisë Popullore Europiane u zgjodh President i ri i Parlamentit Europian, institucion i drejtuar deri tani nga gjermani Martin Schulz.
Tajani arriti të mundë në raundin e katërt rivalin e tij nga Partia Socialiste Europiane, Gianni Pittella.
Ishte bashkimi i votave të PPE me Alde dhe tërheqja e belgut Verhofstadt që i dha fund lojës duke zgjedur pasuesin e Schulz.
Politikan i vjetër, gazetar, Tajani me 63 vitet e tij sjell një bagazh të gjatë ekeperience si në planin kombëtar, ashtu edhe europian.
Pas përfudnimit të studimeve në liceun klasik “Torquato Tasso” në Romë, Tajani është diplomuar për juridik në universitetin “La Sapienza” të kryeqytetit italian.
Përveç gjuhës italiane, ai flet anglisht, spanjisht dhe frengjisht, teksa në Bruksel është edhe një obligim njohja e gjuhëve.
Ajo që e bën kurrikulumin e tij të pasur, është eksperienca e gjatë dhe e pjekur në insitucionet e Brukselit.
Rruga drejt kreut të Presidencës në Strasburg nisi 23 vite më parë, kur për herë të parë në 1994 u zgjodh deputet në Parlamentin Europian.
Nga shkurti i 2010, Tajani ka shërbyer si zëvëndës/President i Komisionit Europian dhe komisioner i Industrisë dhe Sipërmarrjes, detyrë që e ka mbuluar pas zgjedhjes si zëvendës/President i Komisionit dhe komisioner i Transportit nga maji 2008 deri në shkurt të 2010.
Miratimi nga kolegët e tij në PPE i ka hapur rrugën për zëvendës/President të Partisë Popullore Evropiane që nga viti 2002.
Rol i konfirmuar në Kongresin e Romës në vitin 2006 dhe pastaj përsëri në Kongresin e Berlinit në vitin 2009 dhe përsëri në Bukuresht në vitin 2012.
Dhe në qendër të fjalës së tij të parë si President, ishte Italia.
Tajani ja dedikoi fitoren të gjitha viktimave të tërmetit që ka goditur qendrën e Italisë.
Por sfida më e madhe e tij dhe insitucionit që ai drejton pritet të jenë bisedimet Brexit që do të nisin në muajin mars.
Sigal