Antal Heirez: Pastroni politikën nga agjentët e Sigurimit të Shtetit

427
Sigal

Ambasadori hungarez nga
Shkodra kërkon hapjen e dosjeve të komunizmit

Megjithëse në këto 26
vite politika shqiptare i ka përmendur shpesh, por pa bërë asgjë konkrete deri
më sot, hapja e dosjeve të regjimit komunist mbetet një pikë kyçe që ndan të
ardhmen e vendit nga e djeshmja. Vendet që kanë histori të ngjashme me
Shqipërinë, por që ndryshe nga kjo e fundit e kanë trajtuar të shkuarën
komuniste, apelojnë që të hapen dosjet. I radhës është mesazhi i ambasadorit
Hungarez Antal Heirez, i cili thekson se megjithëse nuk është një hap i lehtë
pasi në mes qëndron politika, ai duhet hedhur. Antal Heizer, ambasadori i
Hungarisë tha se “ne jemi duke jetuar historinë. Është një histori personale
për të parët tanë. Është mese e qartë se sado që kanë kaluar 60 vjet, ajo është
e njëjta. Kjo nuk është dicka që duhet ta largojmë, por është një fakt,. Në të
gjitha vendet socialiste shtrohet pyetja ti hapim apo jo dosjet. Në disa vende
kanë qënë indiferent. Në Hungari për fat të mirë dosjet e 56 po hapen.
Shpresojmë që edhe në Shqipëri dosjet të hapen. E kuptoj që është një gjë jo e
lehtë sepse në mes është politika. Mendoj se nëse dosjet do të hapen, kjo është
gjë e mirë pasi fillon dicka e re në historinë e vendit. e di që nuk është e
lehtë. Çeshtja nuk shtrohet kush është djalë i mirë apo i keq, por të kuptojmë
çfarë ndodhi”. Lidhur me hapjen e negociatave, ai shprehet se Hungaria e
mbështet vendin tonë, por përgjigjen se çfarë pritet të ndodhë, duhet ta presim
të premten kur ministri i jashtëm i këtij shteti do të jetë në Tiranë. Antal
Heizer, ambasador i Hungarisë shtoi se “Së pari, Shqipëria ka qënë gjithmonë
pjesë e Europës. Nuk është çeshtja nëse do të hyjë apo jo. Hungaria ka qënë
mbështetese e integrimit të Shqipërisë dhe do të vijojmë ta bëjmë. Nuk është
çeshtja se duhet ti japim votën, por lidhet me çeshtje juridike. Sonte ministri
i jashtëm Hungarez është në Shqipëri dhe nesër ju do të merrni përgjigjen
zyrtare se çfarë do të ndodhi me hapat e metejshëm të Shqipërisë, por edhe
qëndrimin e vendit tonw”. Deklaratat i bëri gjatë inagurimit të obeliskut në
kujtim të Revolucionit hungarez anti komunist të 1956, i cili u ngrit në një
prej lulishteve të Shkodres. Në këtë aktivitet, kryebashkiakja Voltana Ademi
shfrytëzoi momentin për të deklaruar se edhe sot ish përfaqësues të regjimit
komunist janë në krye të shtetit. Voltana Ademi tha se “skemat e Sigurimit të Shtetit
sikurse kanë funksionuar vazhdojnë të funksionojnë. Shqipëria vazhdon të vuajë
pasojat e komunizmit, e një sistemi që nuk është shkuluar akoma”. Shkodra është
një nga qytetet që lidhjet me Hungarinë i ka të hershme.