Ankimimi për Kavajën, anulohet mbledhja e KQZ-së

132
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi mbledhjen ku do të shqyrtohej ankimimi për votat për kryetarin e Bashkisë në Kavajë.
Anulimi i mbledhjes u bë pasi fletët e hedhura gabim u numëruan nga KZAZ-ja në këtë qytet dhe nga rezultati i tyre nuk ka ndryshim të fituesit.
Nga numërimi i votave të hedhura gabim në kuti rezultoi se PS kishte marrë 32, PD 29, LSI 3 dhe pesë ishin të pavlefshme.
Kavajasit votuan të dielën edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ku fitoi kandidati i Partisë Demokratike, Isa Sakja me një numër të vogël votash avantazh.