Ankimimi në KQZ, LSI: Zgjedhjet në Vorë të shpallen të pavlefshme

458
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vijuar edhe këtë të martë shqyrtimin e ankesave të subjekteve zgjedhore, që kundërshtojnë tabelat e rezultateve për bashki ose këshilltarë bashkiakë. 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit në Vorë. Duke pretenduar se në Vorë ka patur lista fiktive zgjedhësish në disa Qendra Votimi, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë bashki. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015 për bashkinë e Vorës u shpall fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili, por LSI ka kundërshtuar këtë rezultat.
Një ditë më parë, KQZ shqyrtoi kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat, e cila kundërshtoi vendimin për Këshillin e Bashkisë së Klosit. Ndaj këtij vendimi, në KQZ është ankuar dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila po ashtu kundërshton tabelën përmbledhëse për këtë këshill.
Sigal