Anketat e BB dhe Evropiane: Shqipëria drejt shpopullimit

507
Sigal

Ndërkohë që ministrat e Rilindjes shpenzojnë 700 euro/nata në hotelet e luksit të Evropës dhe 2 miliardë euro PPP për 2 vite

Banka Botërore: Varfëri e madhe, 55 % e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë për frymë

 

Në 6 vitet e qeverisjes së Rilindjes Socialiste, është polarizuar shumë shoqëria shqiptare. Në polin e Mjerimit, janë shumica e shqiptarëve, të cilët niveli i jetesës është afruar shumë varfërisë, ndërkohë që një pakicë, zyrtarë dhe klientët e tyre, oligarkët po pasurohen përditë e më shumë.

Shqiptarët braktisin Shqipërinë, për shkak të mjerimit

Në 4 vitet e fundit, mbi 400.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, pasi nuk mund të mbijetojnë dot varfërisë dhe mjerimit. Shqiptarët janë të dytët në vendet e BE, pas sirianëve, për nga numri i kërkesave që kanë bërë për të marrë statusin e emigrantit ekonomik. Mbi 2 milionë shqiptarë kanë aplikuar Lotarinë Amerikane, ndërkohë që 75 % e të rinjve shqiptarë shprehin dëshirën për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria. Kësaj here emigrimi i shqiptarëve është nga moshat më aktive të krahut të punës, 26-40 vjeç dhe janë ata që janë të diplomuar, të specializuar, të kualifikuar me profesione të ndryshme.

2 miliardë euro, fatura e koncesioneve në 2 viteve të fundit

Qeveria e Rilindjes, vetëm në 2 vitet e fundit ka dhënë dhjetëra koncesione, fatura e së cilave për 10 vitet e ardhshme është mbi 2 miliardë euro. Karakteristikë e këtyre koncesioneve, sipas denoncimeve të bëra nga Opozita dhe BB, FMN, DASH etj., janë se procedurat e dhënies së koncesioneve nuk janë transparente, u jepen disa oligarkëve që janë pranë qeverisë, janë koncesione të pakërkuara dhe që shifrat e tyre janë shumë herë më të fryra, sesa ato referente në vendet e tjera.

 

Banka Botërore publikon statistikat e varfërisë absolute të shqiptarëve

 

Ditët e fundit Banka Botërore ka publikuar disa të dhëna, të cilat pasqyrojnë nivelin e varfërisë të shqiptarëve. Sipas këtyre statistikave të Bankës Botërore, 58 5 e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë për frymë, ndërkohë që 11 % e popullsisë në Shqipëri jeton vetëm me 2,5 dollarë në ditë. Ndërkohë që 0.6 % e shqiptarëve jetojnë në mjerim të skajshëm.

 

Luksi i shfrenuar i qeveritarëve dhe i zyrave të tyre

Pra disa ditësh u publikuan fatura, ku ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar për fjetjet e saj në hotelet më luksoze të Evropës deri në 700 euro/nata, ka udhëtuar me bileta shumë të shtrenjta avioni. Shumë herë janë denoncuar edhe raste kur ministra dhe kryeministri kanë përdorur çarter për të udhëtuar nëpër kryeqytetet e Evropës, pa justifikuar shpenzimet. Ndërkohë, ministritë kanë dhënë edhe tenderë disa milionë euro për të mobiluar zyrat e tyre, thua se janë sheikë, ndërkohë që qeveria ka nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike mijëra familje të varfra me pretendime të pajustifikueshme, por edhe ndihma ekonomike që japin është sa për të blerë vetëm bukën thatë. Pensionet në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon, nuk janë rritur në 5 vitet e fundit dhe pensionistëve nuk u mjafton pensioni as për të marrë ilaçet e tyre.

 

Somario

– 58% e e banorëve të Shqipërisë jetojnë me 5 dollarë për frymë,
– 11% e popullsisë jeton me 2.5 dollarë në ditë,
– 4.3% jetojnë në minimum jetik vetëm me 2 dollarë në ditë,
– 0.6% e tyre jeton në varfëri ekstreme.

– Ministrja e Edi Ramës fle në Hotelet e Evropës me 700 €/Nata

 

anash