Ankesat për aromën e hidrokarbureve, deputeti i LSI-së në Vlorë: 20 vite pa zgjidhje

424
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Flamur Çelaj ishte i pranishëm në fshatin Mërtiraj të këtij qyteti pas thirrjes që i bënë banorët e dëshpëruar. Sipas tij banorët u ankuan për kushtet çnjerëzore që jetonin nga aroma e hidrokarbureve që kanë pushtuar jo vetëm ajrin por edhe tokën dhe ujërat, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për njerëzit dhe kafshët.
Çelaj është treguar i gatshëm të “rreshtohet në krahë të qytetarëve dhe t’i thotë stop veprimeve abuzive” siç thotë ai “që po bëhen ndaj tyre”.

Deputeti i LSI-së i kërkoi Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit verifikimin e problematikave dhe nxjerrjen përgjegjësive administrative dhe penale për keqbërësit.

“Të dashur bashkëqytetarë Vlonjatë
Dje iu përgjigja një thirrje të dëshpëruar banorve të fshatit Mërtiraj të cilët kanë 20 vite që nuk gjejnë zgjidhje për hallet e tyre duke jetuar në kushte çnjerëzore nën pushtetin e erës së padurueshme të hidrokarbureve që kanë pushtuar jo vetëm ajrin por edhe tokën dhe ujrat duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për njerëzit dhe kafshët e fermave të tyre.

Mbase unë jam deputet i thjeshtë që nuk ka pushtetin të rregulloj çdo problem që konstatohet në qarkun e Vlorës, por unë kam Vullnetin të rreshtohem në krahë të qytetarve të mi dhe ti them stop veprimeve abuzive siç në rastin konkret është duke ndodhur në repartin e dekantimit të naftës pranë fshatit Mërtiraj.

Në mënyrë publike i kërkoj administratës së Albpetrol të ndaloj proçesin e punës së kaldajës që ndot ajrin, të gjej zgjidhje për tepricat e naftës që dalin nga proçesi i dekantimit dhe që kanë kontaminuar tokën dhe ujrat duke sjellë:

* Sëmundje Infektive,
* Nxit disa lloje kanceresh
* Ndikon në çrregullime të rritjes te fëmijve

Kërkoj nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit verifikimin e problematikave dhe nxjerrjen përgjegjësive administrative dhe penale për këta keqbërës që po cënojnë jetën dhe shëndetin e banorëve të asaj zone.

Jam i bindur që zëri i tyre tashmë do dëgjohet.

Deputeti Juaj
Flamur Çelaj
Sigal