Sigal

Këshilltarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Anisa Bahiti, ishte sot pranë banorëve dhe nxënësve të fshatit Mengël në Elbasan, të cilët u ngritën në protestë duke bllokuar rrugën nacionale Elbasan – Librazhd.

Statusi i Anisa Bahiti në Facebook

Kush jeni ju që ua vrisni buzëqeshjet fëmijëve?! Kush jeni ju o mendësi të korruptuara , që i demoralizoni i traumatizoni fëmijët ende pa e nisur misionin e jetës dhe të ëndrrave të tyre fëmijërore?! Kush jeni ju, që e mohoni sistemin e vlerave dhe e ngulfatni dhunën dhe terrorin, e nuk veproni siç vepron bota e qytetëruar?!
Sot ata ju dhanë një mesim të gjithëve sepse ata e kanë kuptuar që ju prej kohësh po shkelni me këmbe të ardhmen.
Zgjohuni, revoltohuni kundër sistemit ,sovrani jemi ne jo ata. Ne vendosim!