Anija ushtarake greke shkel në ujërat shqiptare dhe kërcënon peshkarexhat e Sarandës

503
Sigal

 

Sërish acarim të
marrëdhënieve greko-shqiptare? Policia greke kërcënon peshkarexhat. Një anije e
rojës bregdetare të Korfuzit ka hyrë në ujërat e detit Jon. Ajo ka tentuar të
ndalojë dy anije, pikërisht “Alqivjadhi” që ndodhej pranë bregut të Manastirit në
Sarandë dhe anija tjetër “Mario 1”, e cila ndodhej 0.8 milje nga bregu i
Sarandës. Fregata greke i afrohet shumë pranë njërës prej peshkarexhave
shqiptare dhe i bën me shenjë të ndryshojë kursin, ndërkohë që drejtuesi
shqiptar komunikon me kapitanerinë, por nuk merr asnjë zgjidhje. Të dyja anijet
shqiptare janë përballur për disa minuta me policinë greke, e cila i ka
kërcënuar se do t’i tërhiqte në Korfuz, me pretendimin se kishin shkelur ujërat
territoriale greke duke peshkuar. Anija greke i ka detyruar dy peshkarexhat të
largohen nga vendqëndrimi i tyre. Kapiteni i anijes “Mario 1” denoncon për mediat,
se i ka telefonuar QNOD Durrës dhe Kapitanerisë së Sarandës, por është
përballur me indiferencën e tyre. Kapiteni i anijes ‘Mario 1’, Andri Mane
kërkon ndihmën e shtetit, pasi është rast i përsëritur ndalimi nga pala greke e
anijeve shqiptare të peshkojnë në ujërat territoriale shqiptare.