Anëtarët e PDIU-së votojnë sot për kryetarin e ri

413
PDIU po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. 24 mijë anëtarë të PDIU-së i janë drejtuar kutive të votimit. Votimi nisi në orën 8:00 dhe pritet te mbyllet në orën 18:00. I gjithë procesi do po ndiqet nga komisionet e ngritura, të cilat janë me 3 anëtarë. Kryetari aktual i PDIU-së, Shpëtim Idrizi votoi në orën 11:00, në selinë qendrore të partisë. Pas votimit, Idrizi u shpreh se ky votim në PDIU është një ushtrim i demokracisë së brendshme të partisë. Anëtarët po votojnë për kryetarin e PDIU-së, kryetarët e PDIU-së në nivel bashkie, si edhe për delegatët në kongres, i cili do të mbahet në datën 4 qershor.
Sigal