Anëtarësime të reja në FRPD

453
Sigal

Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë Silvi Bardhi  në një deklaratë në emër të PD-së bënë me dije se 346 anëtarë  të rinj të rrethit të Kuçovës i shtohen familjes së madhe të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë. 10 ditë më parë  në rrethin e Beratit u anëtarësuan pranë këtij Forumi 494 të rinj. N/Kryetarja e FRPDSH-së, znjsh. Greta Koçi, mori pjesë në prezantimin e anëtarëve më të rinj të FRPD-së. Ajo u shpreh se i gjithë ky fluks antarësimesh të reja në të gjithë Shqipërinë po vjen kaq vrullshëm, si rezultat i punës intensive të pa ndërprerë. Sipas saj, me të rinjtë janë ndërmarrë aktivitete kulturore e sportive, si dhe është kushtuar vëmendje e veçantë për zgjidhjen e problematikave rinore që ata kanë hasur gjatë rrugës së tyre.