Andrea Mano, kryetar i PD: Në Qarkun e Korçës votuan vetëm 14% e votuesve, mbi 2000 fletë votimi të pavlefshme

681
Sigal

Image result for andrea mano

Kryetari i degës së Partisë Demokratike Korçë, Andrea Mano, në emër të kësaj partie tha: “Ju falenderoj për refuzimin masiv që i bëtë farsës së votimeve të organizatës socialiste. Ishte një refuzim si asnjëherë tjetër. Korça ka përqindjen më të ulët të pjesëmarrësve në farsën e votimeve të organizatës socialiste. Sipas të dhënave tona, sipas monitorimeve tona qendër më qendër, orë më orë, jo më shumë se 14%  e votuesve korçarë kanë marrë pjesë në këto zgjedhje; ky refuzim masiv, ishte fundi i një regjimi diktatorial, i gjashtë viteve të fundit të Rilindjes. Mbi 2000 fletë kanë dalë të pavlefshme, të cilat u përkasin 2000 zgjedhësve që u detyruan të shkonin të votonin. Së bashku do të shkojmë në zgjedhjet e 13 tetorit, ajo që ju garantoj është se gjithçka që do të ndodhë është, nuk do të jetë kursesi e ngjashme me klimën e terrorit. Dëshiroj t’i falenderoj gjithë mësuesit, gjithë edukatorët dhe të gjithë ata që kanë qenë nën presion për të votuar; sepse kurrë në qeverisjen e Partisë Demokratike dhe nën drejtimin e Bashkisë nga Partia Demokratike, ju kurrë nuk do të bini nën presione të tilla”.