Andi Bushati: Rama fitoi kohë me Tahirin, ndërkombëtarët po i thonë “timonier të mbaruan alibitë”

562
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ analisti Andi Bushati ka folur për deklaratat e forta të ambasadorit amerikan Donald Lu se 4 klane kryesore kontrolluar 20 familje kriminale në Shqipëri. Andi Bushati tha se ndërkombëtarët e kanë rritur presionin ndaj Ramës, dhe sot po i tregojnë atij se nuk i kanë mbetur më alibi.
Bushati u shpreh se Rama dhe propaganda e rilindjes, përpara zgjedhjeve, fitoi kohë duke servirur kokën e Saimir Tahirit, për të thënë se ai vetë nuk është i lidhur me krimin, dhe prandaj largoi Tahirin.

“Rama edhe përpara zgjedhjeve, fitoi kohë me Saimir Tahirin, duke thënë nuk jam unë njeriu i lidhur me krimin por Saimir Tahiri, dhe unë po e heq”- tha Bushati.
Bushati foli edhe për bandat në mandatin e parë të Sali Berishës, për të treguar se kur qeveria ka vullnet për goditjen e bandave, atëherë është mjaft e thjeshtë, edhe pse më vonë Berisha u bashkua me krimin sipas tij. Ndërsa sot, jemi në fazën kur qeverisë i duhen kriminelët për t’i përdorur.
Sigal