Andi Bejtja kërkon transparencë për çështjen Becchetti: A duhet të paguajmë 140 milionë euro?

148

Gazetari Andi Bejtja i ka kërkuar Avokaturës së Shtetit informacion për vendimin e shumëpërfolur në media të Gjykatës së Arbitrazhit, që dënon shtetin shqiptar me rreth 140 milionë euro gjobë si dëmshpërblim ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Avokatura e Shtetit dhe pas refuzimit për tu përgjigjur publikisht të Kryeministrit Rama, Zoti Bejtja i është drejtuar Avokaturës me një letër ku shtron këto pyetje:

– A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, i marrë në unanimitet nga të gjithë anëtarët e gjykatës së Arbitrazhit, ka dënuar Shqipërinë me një dëmshpërblim direkt prej të paktën 110 milionë Euro dhe indirekt për efekt res judiciata me një dëmshpërblim prej të paktën 30 milionë Euro, pra për një total prej të paktën 140 milionë Euro?

– A është e vërtetë se i njejti Vendimi i Arbitrazhit, ka përcaktuar se shoqëria ‘Agonset’ Sh.p.k është shpronësuar në mënyrë të paligjshme, e për rrjedhojë sekuestrimi dhe baza e tij, si dhe veprat penale të pretenduara, janë të pabazuara?

– A është e vërtetë i njejti Vendimi i Arbitrazhit flet për persekutim politik nga ana e qeverisë Rama ndaj ortakëve të Agonset Sh.p.k?

– A ka çështje të tjera gjyqësore me Zotin Francesco Becchetti për të cilat Shqipëria rrezikon të paguajë dëmshpërblim si pasojë e sjelljes së qeverisë ndaj tij?