Analiza e Prokurorisë së Tiranës, Arta Marku: Hetime pa cilësi!

556
Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Tiranës është ndalur tel cilësia e hetimeve, që sipas saj janë sporadike, të paorganizuara dhe me mungesë vizioni.

Marku ka deklaruar se Prokurorët duhet të fokusohen tek hetimet që lidhen me korrupsionin, abuzimi me pushtetin nga funksionarë publik dhe në luftën kundër drogës.

Arta Marku: Në dimensionin cilësor rezultojnë dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t’u fokusuara në prioritetet që ka pasur dhe ka prokuroria në luftën kundër krimit.

-Prokurorët me kurajë dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e çfarëdo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunësit publik, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës.

-Identifikim dhe hetim të personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre të ligjshme, kanë qellim krijimin e kushteve për të regjistruar çështje penale për “Pastrim të produkteve kriminale” dhe ndëshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konfiskim të aseteve të vëna me burime kriminale.

-Rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policisë gjyqësore për të analizuar çështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e drejtësisë.

-Nxitjen e prokurorëve për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar çdo informacion që mund të merret, nëpërmjet mediave apo burimeve të ndryshme informative.

-Pavarësia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuese dhe ligjore që duhet të ushtruar me përgjegjësinë me të madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativë që ju shumëfishon obligimin për t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës”.
Sigal