Analiza e humbjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershrit, pritet mbledhja e kryesisë se PD

486
Sot pasdite kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë për të diskutuar për arsyet e humbjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, analizë e cila pritet të sjellë edhe ndryshime në kupolën drejtuese të degëve në rrethe. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani pritet të paraqesë raportin e hartuar për rezultatet qe opozita mori ne zgjedhje, duke analizuar edhe faktorët qe çuan ne humbjen e kandidateve te se djathtës. Në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike arriti të fitojë vetëm 15 bashki, duke humbur disa bashki të mëdha, ndër ta Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Në tryezën e diskutimit do të parashtrohen të gjitha dokumentet që janë mbledhur nga grupi i punës gjatë muajit korrik dhe gusht, ku janë pasqyruar shifrat e tre palë zgjedhjeve të fundit, të çdo zone, bashkëngjitur dhe ankesat për procesin zgjedhor dhe angazhimin e secilit zyrtar në fushatë. Pavarësisht se kryetari i partisë Demokratike e ka mohuar alternativën e prerjes së kokave, burime nga seli blu bëjnë të ditur se në ato njësi ku ka patur humbje të thellë dhe pakësim votash nga një palë zgjedhje në tjetrën, të ketë zgjedhje të reja të strukturave dhe të kryeartëve të degëve të PD si dhe një riorganizim te Furumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili nuk ka zhvilluar zgjedhje prej 2009.
Sigal