Analisti Redi Varaku: Palmer i dha karburant avionit të marrë peng nga Rama, por kryeministri mbetet terrorist

547
Sigal

I ftuar në studion e Syri Tv, analisti dhe eskperti i studimeve amerikane Redi Varaku ka komentuar situatën më të fundit politike në vendin, por edhe deklaratën e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Mattheu Palmer që tha dje se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të mbahen, por i takon Gjykatës Kushtetutës për të parë vlefshmërinë e tyre

“Qëndrimi i Amerikës është i palëkundur për demokracinë në Shqipëri. Ata janë në mbrojtje të demokracisë shqiptare.

Ndërhyrja e Matthew Palmee, tregoi një qëndrim shumë të matur që kërkon ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Sepse Rama kishte nisur një rrugë të një konflikti social. Ata që thonë që amerikanët mbështetën Edi Ramën e kanë gabim, sepse amerikanët mbështesin popullin shqiptar.

Ata që thonë që mbështetën Reformën në Drejtësi, janë mendime të lodhura.

Nuk e di se si një lider mund ti thotë gjëra të tilla, duke dezinformuar popullin e tij.

Mendoj që situata nuk do kalojë pa incidente, që do provokohën nga gjëra jashtë kontrollit të dikujt.

Do jenë incidente që nuk do e dëmtojnë procesin e votimeve, se ne nuk kemi zgjedhje.

Palmer ka thënë që ne duam të bëhen zgjedhje, dhe ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese.

Dhe unë shikoj asnjë arsye për tu shqetësuar nga deklarata e Palmer

Unë pashë në interes deklaratën e Eliot Engel, mikut të shqiptarëve.

Ajo që bëri Palmer është si një avion i marrë peng, që i dha një aeroport për të furnizuar me karburant, po kjo nuk do të thotë që ata nuk janë terroristë.

Unë kam burimet e mia që Rama do përfundojë edhe më keq.