Analisti i bindur: Ky pushtet do të përmbyset, jo në gjakun por në kurthin e vet

498
Sigal

Ky pushtet do të përmbyset”. I këtij mendimi është analisti që jeton e punon në SHBA, Ilir Demalia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke cituar një pjesë letrare nga Alfred de Lamartine, Demalia zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij pjesën ku ndër të tjera thuhet: “Ky pushtet, të jeni të sigurt që do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet si ai i vitit 1789…”

Ja çfarë shkruan Ilir Demalia:

Shqipëria sot me Rilindjen

Nëse arrin që prej një kombi qytetarësh të bësh një shoqëri të turpshme gënjeshtarësh, nëse e bën atdheun të skuqet për shkak të të këqijave zyrtare, nëse lejon që të fundoset shoqëria në tragjedi të vërteta të korrupsionit, nëse lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit, ky pushtet, të jeni të sigurt që do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet si ai i vitit 1789, por në kurthin e vet. Dhe meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundër-revolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe pëbuzjen tuaj në fundin tuaj, Alfred de Lamartine