Analisti Fatos Lubonja: Rama është e keqja më e madhe, ambasadorët e korruptuar

481
Sigal

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka mbështetur vendimin e PD dhe opozitës për lënien e mandateve. Lubonja theksoi se opozita nuk mund të jetë fasadë e këtij rregjimi autokratik. Ai theksoi se me lënien e mandateve deligjitimohet më shumë dhe demaskohet para ndërkombëtarëve kjo Shqipëri që Rama e paraqet si demokraci. Ja reagimi i Lubonjës: Kemi një regjim autoritarist që kërkon të kapë gjithë institucionet. Opozita nuk mund të jetë fasadë e këtij regjimi autokratik, këtë la të kuptohet edhe Basha. Me lënien e mandateve delegjitimohet më shumë dhe demaskohet para ndërkombëtarëve kjo lloj Shqipërie që paraqitet nga Rama si demokraci. Në këtë mënyrë çështja del jashtë këtyre ambasadoreve të korruptuar që kemi këtu dhe ndërgjegjëson faktorin ndërkombëtar. Rama është e keqja kryesore që e ka çuar vendin në këtë situatë. Rama, i poshtëron çdo ditë, ju thotë deputetëve të opozitës se janë qenë që lehin, pra për të je i vrarë, i papërfillur. Në këtë situatë jemi përballë të panjohurave, ndaj unë shkoj në prokurori dhe ju rrethoj zyrat, se i kanë provat për vjedhjen e votave në zgjedhje. Çfarë ndodh në botë? Në një rast të tillë kryeministrit i hapet një proces për vjedhje votash dhe le të thotë ky pastaj Dako do zgjidhet prapë se këto të përgjimeve janë veç llafe. Unë rrethoj Prokurorinë dhe nuk e lë këtë të dalë pa e marrë një vendim. S’ka nevojë fare të reflektojë Rama, shkoj atje e rrethoj Prokurorinë.