Analisti Fatos Lubonja: Dhuna e përdorur gjatë protestës së opozitës nga Rama përmes policisë, si ajo e diktatorit Enver Hoxha

452
Sigal

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” e krahasoi dhunën e përdorur gjatë protestës së opozitës nga kryeministri Edi Rama përmes policisë si ajo e diktatorit Enver Hoxha.

Më tej tha se shteti duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

“Protesta e 11 Majit ishte një përshkallëzim në drejtimin e duhur për t’i rënë derës që nuk dëgjon. Dhuna brenda një mosbindje civile është normale.

Këto janë gjëra të shëmtuara, nuk duhet të ndodhin. Shteti ka përgjegjësi për dhunën e policisë ndaj Sahit Dollapit. Nuk është aq e thjeshtë.

Se thonë ky dënohet për dhunë. Dhunë policore, dhunë verbale. Përdorimi i prokurorisë për protestat duket i fuqishëm.

Unë nuk e di si mund të përballen njerëzit me këtë lloj dhune.

Këtu të bëjmë me një masë të madhe njerëzish dhe shteti duhet të shqetësohet.

Por këta kanë konceptin e kohës së Enver Hoxhës, policia është e partisë-shtet, ky është problemi”, u shpreh Lubonja.TPZ.al